KRU “Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

Kosova

KRU “Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

KRU” Prishtina” sh.a. ka falënderuar të gjithë konsumatorët  për pagesa të faturave të ujit.

Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara, si prodhim, furnizim dhe mirëmbajtje.

Thirrja për pagesë, vlenë për konsumatorët e tetë komunave, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Drenas, Graçanicë dhe Podujevë.

Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse.

Përveq pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat