Temperatura të larta, reshje të shkurta shiu dhe shkarkime rrufesh

Kosova

Temperatura të larta, reshje të shkurta shiu dhe shkarkime rrufesh

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 07:09
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane vazhdojnë me të njëjtën ritëm, sa i përket fushave termike.

Sot përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat