​KOSTT- KESH nënshkruajnë kontratë për shërbimet e rezervës manuale për Restaurimin e Frekuencës

Kosova

​KOSTT- KESH nënshkruajnë kontratë për shërbimet e rezervës manuale për Restaurimin e Frekuencës

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:03
​KOSTT- KESH

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT Ilir M.Shala dhe administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) Benet Beci, nënshkruan sot kontratën për shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës.

Në bazë të kontratës së nënshkruar, KOSTT do të blejë shërbimet mFRR nga KESH me qëllim të balancimit të sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

Me qëllim të operimit stabil të sistemit elektroenergjetik si dhe balancimit të sistemit në kohë reale, KOSTT si Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, në bazë të Ligjit të Energjisë Elektrike dhe licencës për operimin e sistemit të transmetimit, është i obliguar të sigurojë shërbimet ndihmëse, pjesë e së cilës është Rezerva Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)/Rezerva Terciare.

Balancimi i sistemit është i domosdoshëm gjithashtu për funksionimin e KOSTT si zonë rregulluese e pavarur, në kuadër të Bllokut Rregullues me Shqipërinë (Blloku AK) dhe në punë paralele me sistemet tjera të Evropës Kontinentale.

Zbatimi i kontratës KOSTT-KESH për shërbimet mFRR do të fillojë me zbatimin e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E dhe operimit të KOSTT si Zonë Rregulluese brenda Bllokut AK, ndërsa procesi është zhvilluar në pajtim me Procedurën për tregtimin e energjisë të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat