​Moti gjatë dy ditëve në Kosovë

Kosova

​Moti gjatë dy ditëve në Kosovë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:51
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se fushat me presion të ulët që janë prezent mbi gadishullin e Ballkanit do të vijojnë të mbesin edhe ditëve në vazhdim, duke kushtëzuar mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit nesër dhe pasnesër në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat