​Jashari: Qytetarët ta ruajnë ambientin ose jemi të obliguar të aplikojnë gjoba

Kosova

​Jashari: Qytetarët ta ruajnë ambientin ose jemi të obliguar të aplikojnë gjoba

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 20:31
Pamje nga punimet

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka lutur qytetarët e kësaj komune që mos të hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, në të kundërtën janë të obliguar që të aplikojnë gjoba mandatorë për ndotësit e mjedisit.

Ai ka njoftuar se sot Drejtoria e Shërbimeve Publike ka pastruar lokacionin në afërsi të sheshit të qytetit, duke larguar mbeturinat e shumta që janë hedhur nga persona të pa ndërgjegjshëm që nuk ia duan të mirën vendit por as shëndetit të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat