Ministrja e Punëve të Jashtme: Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i madh

Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme: Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i madh

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:20
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se është takuar me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë̈ në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i madh drejt forcimit të marrëdhënieve.

“Sot prita në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori, të cilit i shpreha falënderimin për mbështetjen e Japonisë dhënë̈ Republikës së Kosovës. Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i madh drejt forcimit të marrëdhënieve tona. Theksova përkushtimin e Kosovës në intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh politik e ekonomik”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat