​Parashikimi i motit në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Kosova

​Parashikimi i motit në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:58
Ilustrim

Java e ardhshme fillon me mot jo stabil, vranësira, rreze dielli, por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat