Rastet e reja me Covid-19 prin Prishtina, Prizreni dhe Fushë Kosova

Kosova

Rastet e reja me Covid-19 prin Prishtina, Prizreni dhe Fushë Kosova

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Instituti i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e reja të testimeve për Covid-19.

Sipas IKSHPK-së janë shënuar edhe 152 raste të reja.

Për nga numri më i madh prin Prishtina, Prizreni dhe Fushë Kosova.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat