12 raste aktive me Covid-19 në Istog, pritet të bien në katër

Kosova

12 raste aktive me Covid-19 në Istog, pritet të bien në katër

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:17
Foto Ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj ka njoftuar se në këtë komunë ka 12 raste aktive aktualisht.

Osmanaj ka paralajmëruar se shpejt pritet të bie në katër ky numër.

“Jemi në një fazë delikate sa i perket pandemisë covid-19 si shtet!Numri i pacientëve në rritje enorme e situata jo lehtë e menaxhueshme.

Mbingarkesa e klinikave e bën edhe më të vështirë punën e stafit shëndetësor e numri i të vdekurve shtohet! Mbrojtja më e mirë është secili ta mbrojë vetvetën së pari…!

Në Istog momentalisht kemi 12 raste aktive e që brenda tri ditëve do bie në 4! Të kemi kujdes pra të mbetemi në shifra sa më të ulëta! Kujdes i shtuar kërkohet nga studentët e punëtorët që vijnë në familjet e tyre në Istog.
Ne po mundohemi ta bëjmë punën tonë,na ndihmoni që të ju ndihmojmë” shkruan Osmanaj në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat