Nga tri teste të sotme në Malishevë, një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19 - Bota Sot
Nga tri teste të sotme në Malishevë, një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Kosova

Nga tri teste të sotme në Malishevë, një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:53
Malishevë

Bazuar në analizat e testimeve të sotme për covid-19, sot janë bërë tri teste të qytetarëve nga Komuna e Malishevës, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e quar numrin në gjashtë persona aktiv. Rasti i sotëm është konfirmuar në rrugë zyrtare të komunikimit me IKSHPK.

Rasti është person kontakti, jashtë Komunës së Malishevës.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi që ti respektoni masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi nuk ka mënyrë tjetër të mbrojtjes nga covid-19. Mbani maska mbrojtëse, mbani distancën, mbani higjienën e nevojshme dhe mos rrini në vendet ku ka grumbullim apo turma të njerëzve, me qëllim që të shmangies së kontakteve me persona që janë të infektuar me virusin korona”, tha sonte pas publikimit të rezultateve, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, duke ju bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar.

Gjendja aktuale me covid-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars 2002, e deri më sot, është si vijon: 84 të prekur, prej tyre 76 janë shëruar, 6 persona janë aktiv dhe 2 persona kanë vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat