MPB njofton qytetarët: Për vula apostile drejtohuni në Prizren e Mitrovicë

Kosova

MPB njofton qytetarët: Për vula apostile drejtohuni në Prizren e Mitrovicë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:10
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga data 9 Korrik 2020, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së Prishtinës do ti ofroj edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente.

“Lusim të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese të drejtohen edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat