Moti sot, diell dhe vranësira kalimtare

Kosova

Moti sot, diell dhe vranësira kalimtare

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 07:36
Ilustrim

Masat e ajrit me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe të qetë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat kalimtare pritet të ketë vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, që nënkupton se nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë në favorin e bujkut, meqë prezenca e gjatë e insolacionit pas reshjeve të fundit, do të ndikoj pozitivisht në të gjithë florën.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat