Të gjitha ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Kosova

Të gjitha ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 08:30
Ilustrim

Për sot janë paralajmëruar 9 ngjarje të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.

Mbahet ceremonia e përurimit të ujësjellësit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. (Ora 10:00).

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Ora 11:00).

Mbahet mbledhja e komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku do të raporton bordi i ARKEP, lidhur me blerjen e kompanisë IPKO, si dhe lidhur me obligimet e NP Telekomi i Kosovës ndaj ARKEP-it. Gjashtu, do të raportojë ud.kryeshefes ekzekutive për gjendjen në NP Telekomi i Kosovës. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00).

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren hap Qendrën Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si djegie në dru, reliev në letër, rrobaqepje, punim të shajakut, si dhe dizajnimi i veshjeve moderne. (Ish objektin e Megasportit në qendër të qytetit, ora 11:00).

Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton komunën e Gjakovës, ku do të takohet me kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00).

Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Ora 11:30).

Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Ora 11:50).

Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton ë Ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti i koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Ora 12:20).

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të raportojë kryeministri Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Në sallën e Kuvendit, ora 16:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat