200 euro gjobë, kjo është arsyeja

Kosova

200 euro gjobë, kjo është arsyeja

Nga: E.R Më: 10 korrik 2020 Në ora: 10:35
foto nga vendi ngjarjes

Kryetari i Suharekes, Bali Muharremaj, ka treguar se qëtetarët që hedhin mbeturina në hapsira publike dënohen me gjobë.

''Është dënuar me gjobë 200 euro, një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në hapsira publike në Sllapuzhan'', ka shkruar Muharremaj në Facebook, transmeton ''Bota sot''.

Ai tha se asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit. 

Postimi i plotë në Facebook

Është dënuar me gjobë 200 euro, një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në hapsira publike në Sllapuzhan.

Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.

I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren, e poashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin.

Bali Muharremaj

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat