Shala: Vetëm bashkë dhe me punë mund ta bëjmë Kosovën vendin që e duam

Kosova

Shala: Vetëm bashkë dhe me punë mund ta bëjmë Kosovën vendin që e duam

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:18
NISMA

Deputeti i NISMA-s, Endrit Shala së bashku me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi kanë zhilluar takime miqësore dhe shumë të këndshme me degët e NISMA-s në qytete e Kosovës.

Ata ishin në Podujevë, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Postimi në Facebook:

Vetëm bashkë dhe me punë mund ta bëjmë Kosovën vendin që e duam.

Sot bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z.Vesel Krasniqi zhvilluam takime miqësore dhe shumë të këndshme me degët e NISMA-s, në Podujevë, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Nismëtarët Socialdemokrat kudo nëpër Kosovë janë të bashkuar rreth misionit tonë për zhvillim ekonomik të vendit, dhe për ta ndërtuar një shtet që i zgjat dorën secilit qytetarë.

Është koha të lihen anash interesat personale e grupore të kujtdo.

Sot është koha për veprime, jo për fjalë,

për punë, jo për premtime.

Sot është koha për Kosovën dhe për rininë.

Faleminderit për besimin punën dhe angazhimin.

#Bashkëpërshtetin

#BashkëpërKosovën

#NismaSocialDemokrate

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat