Policia ngatërron emrat e qytetarëve të infektuar me Covid-19

Kosova

Policia ngatërron emrat e qytetarëve të infektuar me Covid-19

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Një telefonatë që mori javën e kaluar e ngujoi në shtëpi Ajet Bytyqin.

Atij i është thënë nga policia se është i infektuar me COVID-19.

Por, ky banorë i Sllovisë së Lipjanit as nuk ishte testuar e as që kishte kërkuar një shërbim të tillë nga IKSHP-ja.

49 vjeçari qëndroi në shtëpi i shqetësuar kur iu tha se është i sëmurë nga virusi vdekjeprurës. Për më tepër të gjithë i largoheshin.

Për fatin e Ajetit, ai doli të mos jetë i infektuar. IKSHP-ja gabimisht e kishte futur emrin e tij në listën e personave me COVID-19 nga Komuna e Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat