Sot mot i ftohtë dhe me shi, parashikimi i motit edhe për ditët në vazhdim

Kosova

Sot mot i ftohtë dhe me shi, parashikimi i motit edhe për ditët në vazhdim

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 08:12
Ilustrim

Fundjava do të karakterizohet me mot më të ftohtë dhe me shi. Ditëve të para të javës së ardhshme temperaturat do të shënojnë rritje.

Nga dita e hënë, fusha më stabile të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, të cilat kushtëzojnë mot më të qëndrueshëm, me më shumë diell dhe rritje graduale të temperaturave përreth vlerave mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, ditën e enjte, sërish pritet kalimi i një fronti të ftohtë që mund të sjellë rënie të lehtë të temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

Për shkak të motit kryesisht me vransira, vlerat e indeksit të rrezeve UV, në fundjavë, do të zbresin përreth vlerave mesatare.

18.07 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje të dobëta shiu, e pasdite me mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Në mbrëmje dhe gjatë natës aty këtu mundësi për reshje të dobëta shiu.

19.07 – Freskët. Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu. Ditën me mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.

20.07 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell. Në mëngjes ftohtë, ditën pak më ngrohtë.

21.07 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Gjatë ditës me pak vransira.

22.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 14C deri 16C, në 11C, ditën e hënë, ndërsa maksimalet do të zbresin në 20C deri 23C, e në fillim të javës së ardhshme do të rriten në 28C deri 30C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë rritjeje në fillim të javës në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat