Lajm i rëndë, vrasje në Podujevë, një i vdekur dhe një i lënduar

Kosova

Lajm i rëndë, vrasje në Podujevë, një i vdekur dhe një i lënduar

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 14:06
Ilustrim

Një person është vrarë dhe një ka mbetur i plagosur nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur para pak minutash në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat