Komuna e Podujevës dhe Halil Kastrati fillojnë të ndërtojnë shtëpi për 26 familje

Kosova

Komuna e Podujevës dhe Halil Kastrati fillojnë të ndërtojnë shtëpi për 26 familje

Nga: E.B Më: 23 korrik 2020 Në ora: 16:05
Foto nga vendi ngjarjes

Kryetari në detyrë në Podujevë, Nexhmi Rudari, bashkë me Halil Kastratin, kanë filluar të ndërtojnë shtëpi për 26 familje.

Këtë e ka lajmëruar, Rudari, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka thënë se sot kanë shkuar të vizitojnë familjet e përzgjedhura për t’ua kumtuar lajmin, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i ploë:

Sot, bashkë me humanistin, Halil Kastrati vizituam disa prej familjeve të përzgjedhura, për t'ua kumtuar lajmin se shumë shpejt do të fillojmë t'ua ndërtojmë shtëpitë e reja ?

Këto 26 familje përfituese janë përzgjedhur nga komisioni i përbashkët i Komunës së Podujevës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Komuna mbetet e hapur për bashkëpunim me donatorë, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë.

Falënderoj hoxhën dhe të gjithë bamirësit, të cilët ndajnë mjete nga të ardhurat e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Sot, bashkë me humanistin, Halil Kastrati vizituam disa prej familjeve të përzgjedhura, për t'ua kumtuar lajmin se...

Posted by Nexhmi Rudari on Thursday, 23 July 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat