COVID-19: Në 72 orët e fundit, tri vdekje në zonat e banuara me serbë

Kosova

COVID-19: Në 72 orët e fundit, tri vdekje në zonat e banuara me serbë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Në tri ditët e fundit, në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, tre pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit, janë regjistruar 16 raste të reja të infeksionit dhe gjashtë persona janë shëruar

Kjo është bërë e ditur nga epidemiologu serb Aleksandar Antonijeviq.

Të ndjerit janë nga Leposaviqi, Zveçani dhe Prilluzha, raporton Radio Kontakt Plus.

Nga 12 marsi deri më sot janë testuar 3,301 persona në këto zona Prej tyre, prania e koronavirusit u konfirmua në 745 persona.

Që nga 18 qershori, ka pasur një rritje të papritur të numrit të pacientëve, kështu që tani numri i rasteve aktive është 514, dhe 100 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat