BIK’u vendos për faljen e Bajramit

Kosova

BIK’u vendos për faljen e Bajramit

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:09
Ilustrim

BIK, thotë që i qëndrojnë prapa komunikatës të së hënës, ku u tha se Bajrami do të falet me disa kushte.

Në dorë po e mbanë sexhaden për falje.

Kjo pasi pa një të tillë, nuk mund të hyjë brenda Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Krejt kjo, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit korona.

Por, për të hyrë më xhamitë e kryeqytetit, qytetarëve nuk u mjafton ta kenë vetëm sexhaden.

BIK’u vendos për faljen e Bajramit

BIK, thotë që i qëndrojnë prapa komunikatës të së hënës, ku u tha se Bajrami do të falet me disa kushte.

Në dorë po e mbanë sexhaden për falje.

Lexo Edhe:

Si do të nisë viti i ri shkollor?

Kjo pasi pa një të tillë, nuk mund të hyjë brenda Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Krejt kjo, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit korona.

Por, për të hyrë më xhamitë e kryeqytetit, qytetarëve nuk u mjafton ta kenë vetëm sexhaden.


“Duhet me pas maskën, sexhaden edhe dezinfektuesin me veti…”, thotë një qytetar.

E njoftime të tilla, janë vendosur edhe në hyrje të xhamisë.

E, këtu distanca fizike, u pa të respektohet edhe gjatë faljes

Mjetet mbrojtëse, u panë t’i mbanin edhe gjatë kohës së namazit.

Ndërkohë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Sami Fetahu, thotë se që nga hapja e xhamive, pas situatës fillestare me covid 19, u munduan t’i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore.

“Qe prej hapjes së xhamive, sic e patë edhe ju, janë respektuar masat…”, Sami Fetahu, Imam në Xhaminë e Madhe.

Madje Fetahu, thotë që vazhdimisht janë kujdesur që xhematlinjtë t’i bartin masat mbrojtëse.
“Ka pasur raste kur dikujt qe ka ardh pa mjete mbrojtëse, ia kemi tërheq vërejtjen…”

Ndërkohë, në një formë të tillë, nga Bashkësia Islame e Kosovës, po kërkohet që të premten të falet edhe namazi i Kurban Bajramit.

Edhe organizimi, duket ka mbetur përgjegjesi e BIK-ut.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të mërkuren në një konferencë për media.


“MSh, ministri apo IKSHPK, jep rekomandime, qeveria merr vendime, ndërsa organizimi fetar i takon krerëve të BIK-ut, në as nuk lejojmë apo ndalojmë falje të çfarëdo riti fetar”, tha Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësië

Ndërkohë nga BIK, kanë thënë që deri në orët e pasdites së të mërkurës, qëndrojnë prapa deklarimit të së hënës, në të cilin përmes një komunikate, njoftuan se namazi i Bajramit, do të falet me disa kushte.

Po ashtu nga BIK, kanë thënë që përveç namazit të Bajramit, nuk do të ketë asnjë ceremoni tjetër përcjellëse apo aktivitet.
 
Për këtë çështje, T7 ka pyetur edhe në Zyrën e Kryeministrit. Por të njëjtit gjatë ditës, nuk kanë kthyer një përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat