​Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Kosova

​Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:52
Arkiv

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji ka përgëzuar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai me këtë rast ka uruar edhe për fillimin e punimeve në ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë.

Urimi i plotë:

Fort i nderuar kryemyfti, edhe kësaj here rrethanat e jashtëzakonshme me Covid-19, imponojnë juve dhe besimtarëve të bashkësisë tuaj fetare, të festoni festën e Kurban Bajramit pa pasur mundësi të faleni nëpër xhami.

Në këto rrethana tejet të vështira uroj që festimi i festës së Kurban Bajramit, me të cilën ju kujtoni sakrificën e Abrahamit, i lutemi Hyji të gjithëpushtetshëm, Krijuesit tonë të përbashkët, që populli ynë dhe gjithë njerëzimi ta përballojë sa më lehtë këtë sëmundje të tmerrshme, që përditë e më shumë po shuan jetët e njerëzve dhe po shkakton vështirësi të mëdha shëndetësore.

Duke ju uruar shëndet, mirësi dhe paqe juve, familjes tuaj dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, po shfrytëzoj rastin t’ju shpreh urimet e mia për fillimin e punimeve në ndërtimin e xhamisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat