815 çifte të shkurorëzuara në Kosovë në 2019-ën, shumica pas një viti martesë

Kosova

815 çifte të shkurorëzuara në Kosovë në 2019-ën, shumica pas një viti martesë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2019” ku tregohet se në Gjykatat Themelore të Kosovës janë grumbulluar gjithsej 815 fleta për shkurorëzime.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë shkurorëzuar 815 çifte bashkëshortore.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.1%, viti i dytë me 12.9% dhe më pak se një vit 9.9% e të shkurorëzuarve. Në shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6% e rasteve.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme; numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3%, kurse i meshkujve 338 apo 41.5%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 % dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat