Në Spitalin COVID në Vushtrri po trajtohen 36 pacientë, në mesin e të infektuarve 9 staf mjekësor

Kosova

Në Spitalin COVID në Vushtrri po trajtohen 36 pacientë, në mesin e të infektuarve 9 staf mjekësor

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, i cili kthyer në spital COVID, po trajtohen 36 pacientë.

Nga këta pacientë, prej tyre tre janë të intubuar, ndërsa 27 me oksigjen.

Sipas raportit ditor të Spitalit, 21 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë të intubuar dhe 27 po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 9 nga stafi mjekësor.

Nga shifra e përgjithshme e pacientëve që po trajtohen në këtë spital, 21 prej tyre janë pozitivë me koronavirus, ndërsa 15 në pritje të rezultatit, eventualisht të testimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat