​“Hidrodrini” zvogëlon reduktimet - Bota Sot
​“Hidrodrini” zvogëlon reduktimet

Kosova

​“Hidrodrini” zvogëlon reduktimet

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Përkundër rënies së nivelit të ujit në burime, që po ndodhin si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë stinëve Dimër-Pranverë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, NJOFTON konsumatorët ka arritur të ngushtojë orarin e aplikimit të reduktimeve të ujit nga 11 orë në 6 orë për fshatrat e rajonit të Pejës.

Në komunikatën e lëshuar për media “Hidrodrini” bën të ditur se nga sot reduktimet në zonat e lartcekura, aplikohen me orar të ri, nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

Me këtë vendim, shfuqizohet orari i publikuar i datës 20.07.2020, për zonat në fjalë.

Ngushtimi i orarit pason fal’ përpjekjeve të specialistëve të KRU “Hidrodrini”, të cilët përkundër mungesës së ujit, po bëjnë çmos në organizimin, furnizimin dhe shpërndarjen sasiore të ujit, nën strategjinë e brendshme - që askush të mos mbetet fare pa shërbimet e Ujit!

Ritheksojmë se Reduktimet pasojnë si rezultat i rënies së theksuar të nivelit të ujit në burime!

Oraret vlejnë deri në njoftimin e radhës, ndërkohë KRU “Hidrodrini”, rikujton konsumatorët se vazhdimisht, me të gjitha kapacitetet e veta, (inspektorët në terren) po merr masa të ashpra ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat