Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së emërohet drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Podujevë

Kosova

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së emërohet drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Podujevë

Nga: E.B Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:38
Nexhmi Rudari, Bunjamin Hoti

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se e ka emëruar Bunjamin Hotin, drejtor të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Podujeve.

Rudari ka thënë se Bunjamini ka gradën e shkollimit mastër, shkrun “Bota Sot”.

Gjithashtu, ai është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhhe kryetar i FRLKS-së në Podujevë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Bazuar në kompetencat që derivojnë nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe në shkresën e MAPL-së nr.02-129/2, sot kam emëruar z.Bunjamin Hoti, drejtor të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës.

Bunjamini ka gradën e shkollimit master.

Deri më sot ka qenë asambleist i LDK-së në kuvendin e Komunës së Podujevës.

Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i FRLDK-së në Podujevë.

I uroj suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat