Regjistrohen 5 raste të reja me koronavirus në Viti

Kosova

Regjistrohen 5 raste të reja me koronavirus në Viti

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në komunën e Vitisë janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe pesë persona me COVID-19.

Rastet e reja janë: 1 nga qyteti i Vitisë, 1 nga Pozherani, 2 Sadovinë e Muhaxherëve dhe 1 nga Kabashi.

“Një rast që figuron nga Pozherani, është ritestim”, shkruan Kadolli.

Numri i të infektuarve në Viti që nga data 13 mars e deri më sot është 225.

“Tani kemi 63 raste aktive e fatkeqësisht 13 të vdekur”, thotë drejtoresha.

Ajo vijon apelin për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat