Sërish tollovi para Qendrës për Regjistrim Civil

Kosova

Sërish tollovi para Qendrës për Regjistrim Civil

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndonëse me maska, por pa distancë sociale ashtu siç rekomandojnë institucionet shëndetësore, dhjetëra qytetarë sërish janë mbledhur para Agjencisë për Regjistrimin Civil.

Në disa fotografi shihen qytetarët të cilën mëngjesin e sotëm po presin që të marrin shërbimet e tyre.

Tollovi të këtij lloji para Qendrës për Regjistrim Civil, po bëhet vazhdimisht. KosovaPress edhe ditë më parë ka raportuar për numrin e madh të qytetarëve që po mblidhen aty, e për çka Policia e Kosovës është detyruar të bëjë shpërndarjen e tyre.

Ndonëse, çdo grumbullim i njerëzve dhe pa distancë sociale rrezikon shpërndarjen e virusit COVID-19, nga çka prej 13 mars e deri më sot, 9 mijë e 49 qytetarë janë infektuar me këtë virus ndërsa, 256 të tjerë kanë vdekur si shkak i tij.

Më poshtë sjellim fotografi të shkrepura mëngjesin e sotëm para Qendrës për Regjistrim Civil.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat