Hapen çerdhet në Fushë-Kosovë

Kosova

Hapen çerdhet në Fushë-Kosovë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë vendim që çerdhet mund të fillojnë punën nga e marta.

Drejtoresha e çerdhes “VIP KIDS”, Jehona Shala-Mjeku për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i komunës ka qenë i mirëseardhur.

Sipas saj, Qeveria nuk iu ka ndihmuar në kompensimin e pagesave të edukatore e dhe të qirave.

“Vendimi ka qenë shume i pritshëm si nga ana jonë po ashtu edhe i prindërve. Meqenëse prindërit kanë qenë shumë të interesuar për sjelljen e prindërve në kopsht pasi disa prej tyre punojnë në sektorin e shëndetësisë, policisë”.

“Vendimi ka qenë i pritshëm për neve meqenëse Qeveria e Kosovës, nuk ka bërë kompensim as në pagat e edukatorëve dhe as të qirave”.

Shala-Mjeku mes tjerash ka thënë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për parandalim të koronavirusit.

Ajo ka thënë se edhe fëmijët i dezinfektojnë duart sa herë të vinë si dhe u matet temperatura.

Tutje ka thënë se edhe prindërit zbatojnë masat e duhura sa herë që i sjellin fëmijët në çerdhe.

“Objekti është dezinfektuar qysh në fillim të majit, kur kemi filluar qysh me 1 qershor, po ashtu kemi bërë dezinfektime edhe këtë herë kur kemi filluar”.

“Të gjithë prindërit janë të pajisur me maska dhe ata i përmbahen rregullores si dhe asnjë prindër nuk lejohet të hyjë brenda pa maska”.

Njëjtë ka vepruar edhe çerdhja private “Bota Magjike” në Fushë Kosovë ku ka hapur dyert për të gjithë fëmijët.

Edhe pse nuk kanë pranuar të flasin para kamerave ata kanë thënë se masat po respektohen, dhe se objekti është dezinfektuar si dhe ata që janë pa maska do të kthehen mbrapsht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat