​Nis rregullimi i rrugëve në Astrazup të Malishevës - Bota Sot
​Nis rregullimi i rrugëve në Astrazup të Malishevës

Kosova

​Nis rregullimi i rrugëve në Astrazup të Malishevës

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Astrazup të Malishevës, ka filluar rregullimi i tri rrugëve në tri lagje të ndryshme të këtij fshati.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u shpreh i kënaqur me fillimin e punimeve në këto rrugë, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët e këtyre lagjeve dhe i ka uruar banorët për rrugët e reja.

Anëtari i KK të Malishevës, Halil Morina, e ka falënderuar komunën për fillimin e punimeve në këto rrugë, pasi këto janë kërkesa të kamotshme të banorëve të këtyre lagjeve dhe janë shumë të rëndësishme për banorët në jetojnë këtu.

Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se rregullimi i rrugëve në Astrazup, janë pjesë e planifikimeve për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit dhe bëhet fjalë për tri rrugë me një gjatësie prej rreth 1200 metra dhe të njëjtat financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat