​Abrashi: Infrastruktura e Kamenicës po kompletohet - Bota Sot
​Abrashi: Infrastruktura e Kamenicës po kompletohet

Kosova

​Abrashi: Infrastruktura e Kamenicës po kompletohet

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 17:28
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka vizituar punimet infrastrukturore që po kryhen në Komunën e Kamenicës bashkë me kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Ministri vizitoi asfaltimin e rrugës “Nënë Tereza” dhe punimet në bulevardin e qytetit, që janë projekte të financuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Abrashi tha se së shpejti do të përfundohen të gjitha rrugët që janë në projekt, që do të jenë me trotuare dhe ndriçim.

“Në Kamenicë janë përfunduar shumica e rrugëve lokale në bazë të memorandumit me Ministrinë e Infrastrukturës, shpejt do të përfundohet edhe bulevardi, për të vazhduar me projekte tjera që lidhin këtë komunë me Luginën e Preshevës”, tha ai.

Po ashtu, ndërtimi i bulevardit të qytetit parashihet të kryhet në vitin e ardhshëm, dhe vlera e tij është 988 mijë euro, financim nga Ministria e Infrastrukturës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat