Në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, katër pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë dhe të intubuar. Ndërkohë 18 tjerë janë me oksigjenoterapi.
Sipas raportit të Spitalit po trajtohen 28 pacientë, 18 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19 dhe 10 janë në pritje të rezultateve apo testimit.
Nga stafi shëndetësor janë të infektuar nëntë persona.