​Komuna e Lipjanit me masa të reja kundër Covid-19

Kosova

​Komuna e Lipjanit me masa të reja kundër Covid-19

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, për shkak të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me Covid-19, në dobi të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve është detyruar që të marrë masa shtesë ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zbatojnë masat e marra nga Komuna e Lipjanit siç janë:

I. Mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00.

II. Mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve.

III. Ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.

IV. Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ftojmë qytetarëve në veçanti bizneset dhe gastronominë t’u përmbahen në terësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat