Ngjarjet dhe aktivitetet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Kosova

Ngjarjet dhe aktivitetet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Për sot janë paralajmëruar katër ngjarje dhe aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati takim me kryetarët e Lindjes. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 11:00)

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12.00)

Nënshkruhen memorandume bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve komunalë të Arsimit të Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart”, objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani,” rr. ‘Sadik Bekteshi’, nr. 16, lagjja “Dardania”, ora 14.00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat