Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rrahje dy ditë më parë në Vushtrri dhe si pasojë është lënduar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën rreth orës 23:00.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.
“Vushtrri 04.08.2020 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet ka qenë i përfshirë në një rrahje dhe është i lënduar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.