​Veseli: Sabit Veseli ndër më meritorët për ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot

Kosova

​Veseli: Sabit Veseli ndër më meritorët për ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:08
Kadri Veseli

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e njërit nga veprimtarët më të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka përkujtuar në një shkrim në Facebook veprimtarin Sabit Veseli, duke thënë se ai ka qenë një ndër më meritorët për ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot, duke kontribuar gjithë jetën si një nga veprimtarët më të guximshëm e të dalluar të çështjes kombëtare.

“Sabit Veseli për mua nuk ka qenë vetëm një familjar i dashur, por edhe frymëzues e mësues në përpjekjet tona për ta çliruar Kosovën nga pushtuesit. Çdo vit që kalon ma shton mallin për të dhe m'i forcon kujtimet e bukura të kohëve e zhvillimeve të vrullshme që kemi kaluar bashkë. I paharruar qoftë kujtimi i Sabitit dhe gjithë atyre veprimtarëve të tjerë që punuan gjithë jetën për Kosovën shtet”, ka shkruar Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat