40 pajisje oksigjeno-formuese nga Luksemburgu dhe UNICEF do të shpërndahen nëpër komunat e Kosovës

Kosova

40 pajisje oksigjeno-formuese nga Luksemburgu dhe UNICEF do të shpërndahen nëpër komunat e Kosovës

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:07
Zemaj ka njoftuar se ka pranuar 40 pajisje oksigjeno-formuese donacion nga Qeveria e Luksemburgit dhe UNICEF.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka pranuar 40 pajisje oksigjeno-formuese donacion nga Qeveria e Luksemburgit dhe UNICEF.

Këto pajisje pritet që të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës për pacientët e sëmurë me COVID-19.

Zemaj ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut, UNICEF-in dhe të gjithë partnerët e tjerë që po e ndihmojnë në vazhdimësi popullin e Kosovës në këtë sfidë global.

“Ceremonia e pranimit të 40 pajisjeve oksigjeno-formuese, donacion ky nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF. Pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës. Falënderoj Qeverinë e Luksemburgut, UNICEF-in dhe të gjithë partnerët e tjerë që po e ndihmojnë në vazhdimësi popullin e Kosovës në këtë sfidë global”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat