Fermerët e Istogut marrin premtimin se do ta kenë ndihmën e qeverisë

Kosova

Fermerët e Istogut marrin premtimin se do ta kenë ndihmën e qeverisë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:53
Mustafa vizitoi bujqit e prekur nga dëmet e breshrit në Rrafshin e Dukagjinit

(E plotësuar) -Fermerët në Istog kanë pësor humbje të mëdha si pasojë e breshrit dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë.

Ky është dëmi i dytë që iu bëhet fermerëve të kësaj komune brenda këtij viti, derisa kërkojnë mbështetjen e Qeverisë dhe komunës, flasin edhe për shuma të mëdha të humbjeve që iu janë shkaktuar si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.

Fermeri Shkelzen Krasniqi thotë se janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore dhe ende nuk kanë marrë ndonjë përkrahje nga Ministria e Bujqësisë apo komuna. Ai thotë se në komunë kanë bërë kërkesë për t’i ndihmuar.

Krasniqi: Dëmet janë diku 3000-3500 euro

“Dëmet në bazë të specave të misrit dhe fasulet është diku 3000-3500 euro, në bazë të viteve të kaluara çka kemi marrë prej këtyre pjesëve, dhe marrim edhe tokën me qere”, tha ai.

Kurse, pronari i një kompanie në Istog, Halit Avdija tha se është dëmtuar nga breshëri në komunën e Istogut. Ai shtoi se në gjithë Kosovën kanë të kontraktuara dhe mbjellë rreth 60 hektarë me presh, gjë që është dëmtuar më së shumti.

Avdija: Më së shumti është dëmtuar preshi

“Këtu kryesisht e ka dëmtuar preshin. Hera e parë është që e kemi fut specin si produkt organik për tregun e jashtëm, me terë, edhe atë e ka dëmtuar në komunën tonë, pastaj lulediellin dhe këto bimët tjera aromatike që i kemi ne palestrën e prodhimit, të kultivimit.......fatkeqësisht jo asnjëherë deri tani, tani ministri premtoi se i kanë marrë parasysh dëmet e erës që kanë ndodhur në fillim të vitit dhe do të kompensohen diku rreth 25 përqind sipas informatave që morëm sot ”, tha ai.

Avdija tha se dëmet arrin diku rreth 500 mijë euro që iu kanë bërë në kompaninë që drejton.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot këta fermerë, ku ka parë nga afër gjendjen e bujqve në sektor të ndryshëm të bujqësisë, pas dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ministri Mustafa i ka njoftuar fermerët, se komunat do të formojnë komisione që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë duke u bazuar në listat e përpiluara nga këto komisione komunale.

Mustafa: Brenda mundësive buxhetore do të nxjerrim vendim për të kompensuar pjesërisht dëmet

“Komisionet e përbashkëta të komunës dhe ministrisë do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e këtyre dëmeve dhe pastaj brenda mundësive buxhetore do të nxjerrim vendim në mbledhjen e qeverisë për të kompensuar pjesërisht këto dëme nga fatkeqësitë natyrore“, tha ai.

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova tha shpreson që me vendimet e qeverisë, bashkërisht t’i kompensojnë dëmet që janë dëmtuar.

Rugova: Po shohim mundësinë e kompensimit të dëmeve

“Si pasojë e dëmeve që ka ndodhë dje me rastrin e breshëritë që ka qenë në disa komuna, e ka prekur edhe komunën tonë, po e shihni edhe në këtë vend ku jemi këtu. Ne po e shohim mundësinë si komunë, fermerët që vërtet janë dëmtuar dhe bashkë me ministrin t’i shohim mundësinë e përkrahjes së fermerëve dhe kompensimin eventual të dëmeve“, tha ai.

Ministri Mustafa ka vizituar edhe fermerët e Komunës së Pejës, Deçanit dhe Junikut.

Mustafa vizitoi bujqit e prekur nga dëmet e breshrit në Rrafshin e Dukagjinit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e komunave të prekura nga dëmet e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë.

Ministri Mustafa, në vizitë tek fermerët e Komunës së Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, është shoqëruar nga kryetarët e këtyre komunave, ku kanë parë nga afër gjendjen e bujqve në sektor të ndryshëm të bujqësisë, pas dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në anën tjetër, Ministri Mustafa i ka njoftuar fermerët, se komunat do të formojnë komisione që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë duke u bazuar në listat e përpiluara nga këto komisione komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat