​Hoti: S’kemi hy në dialog për marrëveshje për linjat e autobusëve, por për njohje reciproke

Kosova

​Hoti: S’kemi hy në dialog për marrëveshje për linjat e autobusëve, por për njohje reciproke

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:55
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se javën e ardhshme do të dalin me vendim për shpërndarjen e fondit për rimëkëmbjes ekonomike, ku përfshihet subvencionimi në bujqësi, subvencionimi në punësim, përkrahjen e ndërmarrjeve e të tjera.

Ai në T7, tha se nesër pret të hyjë dhe të votohet ligji për rimëkëmbjen ekonomike, që ndryshon disa ligje dhe t’i mundësojë qeverisë t’i ndihmojë qytetarëve në këtë kohë pandemije.

“Nesër është seanca e Kuvendit dhe kisha kërkuar nga deputetët që të kenë mirëkuptim dhe ky ligj të hyjë me procedura të përshpejtuara, para se me shkuar Kuvendi në pushim”, tha ai.

Hoti tha se kanë hyrë në proces të dialogut, jo për të arritur marrëveshje për linjat e autobusëve por për njohje reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat