Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbajtur takimin e fundit të bordit të plotë, meqë katër nga pesë anëtarët e kanë përfunduar mandatin.
Në këtë takim është prezantuar puna e kryer gjatë këtyre pesë vjetëve, ku përfshihet lëshimi i 1093 licencave dhe lejeve, nga të cilat 463 janë Licenca të Hulumtimit, 231 janë Licenca të Shfrytëzimit si dhe 399 janë Leje për Aktivitete të Veçanta.
Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, ka njoftuar se është hapur konkursi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj.
Deri atëherë, ushtrues detyre i kryesuesit të bordit është emëruar Avdi Konjuhi.