Nis seanca e Kuvendit

Kosova

Nis seanca e Kuvendit

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 07:16
Kuvendi

(E plotësuar) - Sapo ka filluar Kuvendi i Kosovës punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e propozim-rezolutave dhe rekomandimeve, ndërsa në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të re.

Në fillim të seancës deputetët pritet të vendosin rreth Propozim-Rezolutës për menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe rekomandimeve për menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së, bën të ditur Kuvendi.

Kuvendi me dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e propozim-rezolutave dhe rekomandimeve, ndërsa në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të re.

Seanca e re do të fillojë me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Seanca do të vazhdojë me zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës, zgjedhjen e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe shqyrtimin e Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni, si dhe atë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat