Kryetari i Suharekës humb një person të dashur 

Kosova

Kryetari i Suharekës humb një person të dashur 

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 08:57
Bali Muharremaj

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar, vëllai  i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se përpjekja më e madhe  e tij ishte përballja me jetën. 

“Ishte një̈ ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë̈ Muharremaj në Gjinoc”,ka shkruar Muharremaj.

Muharrmaj tutje ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00, me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.

Njoftimi i plotë:

Vëllau ynë Halil Muharremaj na la.

Përpjekja për ta përballuar sëmundjen e kancerit tash e sa kohë, nuk vazhdoi edhe më tutje dhe ai i mbylli sytë përgjithmonë.

Mirëpo përpjekja më e madhe ishte përballja me jetën. Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc.

Jeta e ka munduar me sakrifica të mëdha, mirëpo e ka shpërblyer me nder e krenari.

Varrimi bëhet sot ora 15:00, në vorrezat e fshatit Gjinoc, me prezencën e rrethit familjar të ngushtë. Kjo po bëhet për ti respektuar rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore.

I përjetshëm kujtimi për ty
Baci Lil

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat