Inspektorati në Mitrovicë ua vë shiritat tavolinave në lokalet e gastronomisë - Bota Sot
Inspektorati në Mitrovicë ua vë shiritat tavolinave në lokalet e gastronomisë

Kosova

Inspektorati në Mitrovicë ua vë shiritat tavolinave në lokalet e gastronomisë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:25
Foto

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka qenë në aksion për të parë se sa po respektohen masat për respektimin e distancës në lokalet e gastronomisë.

Në njoftimin e bërë me anë të një postimi në Facebook, komuna bën të ditur se gjatë inspektimit është kërkuar nga menaxherët e lokaleve respektimi i të gjitha masave mbrojtëse.

Postimi i plotë:

Drejtoria e Inspekcionit në aksion për zbatimin e masave dhe respektimin e distancës në lokalet e gastronomisë •

Në kuadër të monitorimit të situatës së pandemisë në qytetin e Mitrovicës, Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar me inspektimin e të gjitha lokaleve të gastronomisë, për të mbajtur nën kontroll zbatimin e plotë të rekomandimeve nga IKShPK-ja.

Me këtë rast, Inspektorët komunal gjatë aksionit të sotëm kanë mbikëqyrë zbatimin e masave mbrojtëse, si dhe respektimin e distancës fizike në lokalet e gastronomisë të cilat veprojnë në Mitrovicë.

Gjatë inspektimit, nga menaxherët e lokaleve është kërkuar respektimi i të gjitha masave mbrojtëse (maska) dhe distanca e duhur brenda lokaleve, si masë preventive për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, me ç’ rast në ato lokale ku nuk është respektuar masa janë vendosur shirita për krijimin e distancës mes tavolinave.

Qëllimi i këtyre aksioneve është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit. Andaj, Drejtoria e Inspekcionit bënë të ditur se do të vazhdojë me aksione të tilla, me shpresën që kjo pandemi të kaloj sa më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat