Veliu e Haziri diskutojnë për situatën me pandeminë COVID-19

Kosova

Veliu e Haziri diskutojnë për situatën me pandeminë COVID-19

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:49
Veliu e Haziri

Ministri i Punëve të Brendshme ,Agim Veliu ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Veliu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për situatën me COVID-19.

Postimi i plotë i tij:

Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, diskutuam për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Shpreha mirënjohjen time për punën e madhe që po bën dhe angazhimin e tij në udhëheqjen e shtabit emergjent në Komunën e Gjilanit.

Vlerësuam të domosdoshëm bashkërendimin në mes të qytetarëve dhe përgjegjësve institucional për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, biseduam edhe rreth funksionalizimit të plotë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili ndërlidhet direkt në përmbushjen e nevojave të komunave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat