Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Podujevë

Kosova

Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Podujevë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se gjatë 24 orëve kanë rezultuar 18 raste pozitive me koronavirus dhe 14 të shëruar në këtë komunë.

Sipas tij, aktualisht në Komunën e Podujevës janë 164 raste aktive dhe 205 të shëruar.

“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi 18 raste pozitive me këtë virus dhe 14 të shëruar. Aktualisht në Komunën e Podujevës janë 164 raste aktive dhe 205 të shëruar”, ka thënë Rudari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat