Nga nesër përmirësohet moti në Kosovë, këto janë temperaturat

Kosova

Nga nesër përmirësohet moti në Kosovë, këto janë temperaturat

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat