Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kosova

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Moti për sot në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, ku në disa vende do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidometeorologjik i Kosovës, ku njoftuan se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

“Moti sot, 09.08.2020. Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat