Tahiri – qytetarëve të Vushtrrisë: Bleni vezë e qumësht nga njëri-tjetri

Kosova

Tahiri – qytetarëve të Vushtrrisë: Bleni vezë e qumësht nga njëri-tjetri

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:19
Xhafer Tahiri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka treguar se kriza si pasojë e pandemisë ndjehet jo pak në këtë komunë.

Derisa ka shpjeguar sesi pandemia i ka prekur bizneset dhe xhepat e qytetarëve të Vushtrrisë, Tahiri u ka kërkuar atyre që produkte si vezë e qumësht të blejnë nga njëri-tjetri.

“Bleni produkte, vezët e qumështin nga fqinjët, në mënyrë që ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Tahiri në një prononcim për Kanal 10.

Vushtrria është komuna e pestë në Kosovë për nga numri total i rasteve me COVID-19 pas tri komunave të mëdha si Prishtina, Ferizaj, Prizreni e Gjilani.

Në Vushtrri deri tani janë shënuar 590 raste me koronavirus, prej të cilave 143 janë aktive.

Nga koronavirusi në Vushtrri kanë vdekur 19 persona, ndërsa 428 janë shëruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat