Të reshurat e fundit ndikuan pak në rritjen e nivelit të ujit në Badoc

Kosova

Të reshurat e fundit ndikuan pak në rritjen e nivelit të ujit në Badoc

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:38
Liqeni i Badocit

KRU “Prishtina” njoftoi se niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë pas reshjeve të fundit ka rritje prej vetëm 35 centimetra.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m.

“Uji është burim natyror shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale, andaj t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat