​Një i shëruar në Malishevë dhe asnjë rast i ri

Kosova

​Një i shëruar në Malishevë dhe asnjë rast i ri

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:31
Ilustrim

Sot është regjistruar dita e dytë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në Komunën e Malishevës, përderisa një person është shëruar plotësisht, ndërsa dje një person ka ndërruar jetë.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Nga data 14 mars e deri më sot në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 158 raste me COVID-19, prej tyre 101 janë shëruar, 45 raste janë aktive dhe 12 persona kanë vdekur.

Shtabi komunal emergjent, vazhdon të kërkojë nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe vendimet e organeve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, higjienës dhe distancës sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat